“Përkohësishti” i Visar Ganiut zgjatë me vite! (VIDEO)

Sapo filloi ora policore, autoritetet e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit larg syrit të qytetarëve kishin nisur me punë për të vazhduar murin e betonit, përgjatë rrugës “Cvetan Dimov”, në Çair.
Makineritë filluan punën pak para mesnate dhe kjo shkaktoi reagime të shumta tek qytetarët. Menjëherë pas kësaj kryetari i Komunës së Çairit doli me reagim. Sipas tij, ky aksion do të jetë për të mirën e qytetarëve.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit
“Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurtë”.

Kjo sipas Ganiut, është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e ka paralajmëruar Qyteti i Shkupit.”
Edhe paranjë viti kur u vendos pjesa e parë e murit të betonit kryetari i Çairit pat deklaruar se kjo është zgjidhje e përkohshme. Ai pati thënë se ky mur nuk do të qëndroj aty për gjatë kohë, pasi do të zëvendësohet me dy rrethrrotullime.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit
“Sot kemi një takim pasdite me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe ne kemi filluar edhe disa procedura për marrjen e lejes për dy rreththotullime në rrugën ‘Cvetan Dimov’ dhe besoj që tash në afat pak më të përshpejtuar na kalojnë edhe lejet për t’i vendosur rreth-rrotullimet. Do të jetë një qasje shumë më e lehtë për qytetarët dhe do të ketë solucion se ku qytetarët mund të kthejnë dhe ta marrin destinacionin”.

Pikërisht në majin e vitit që lamë pas, përgjatë kësaj rruge të Çairit u vendosën bankina të betonit, të cilat revoltuan qytetarët tejmase. Më pas Qyteti i Shkupit, bëri vizatime, në të dyja anët përgjatë murit, në kuadër të projekt jo shumë të kapshëm për syrin e banorëve të kësaj ane.