Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Kinë

Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe tetë të tjerë raportohen të zhdukur në Kinën qendrore, ndërsa autoritetet shtojnë përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes pas përmbytjeve shkatërruese që zhytën lagje të tëra, bllokuan pasagjerë në makina dhe metro, shkaktuan rrëshqitje dheu dhe mbingarkuan diga dhe lumenj.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur provincën Henan që nga fundjava e kaluar, duke zhvendosur qindra-mijëra njerëz dhe duke shkaktuar 190 milionë dollarë dëm ekonomik, thanë të enjten autoritetet në Henan.
Shtëpia e 99 milionë banorëve, Henan, është një nga provincat më të populluara dhe më të varfra të Kinës, me shumë toka bujqësore dhe fabrika.

Ashpërsia e përmbytjes u kap nga videot e shumta të shpërndara në mediat sociale, të cilat treguan se njerëzit dhe makinat zhdukeshin gjatë rrjedhës së ujit. Banorët e bllokuar bëjnë thirrje për ndihmë, nëpërmejt ndarjes së fotove dhe raportimit për personat e humbur.