Përjetime nga Gaza: Si arrijnë familjet të strehohen nga bo*mbardimet!

Familja e gazetares 30-vjeçare, Reema Saad është mbledhur bashkë që të flenë në një dhomë të mërkurën në mbrëmje, për të ngushëlluar njëri – tjetrin derisa bo*mbat izraelite binin mbi Gazën.
Ishin në prag të Fitër Bajramit, ku myslimanët festojnë pas një muaji agjërimi nga agimi deri në perëndim të diellit. Gjatë javës së fundit, qiejt e Gazës kanë qenë të ndezur nga flakët e ndërtesave të bombarduara, ndërsa fëmijët janë munduar t’i lenë jashtë zhurmës duke i dërguar në gjumë.

Por, me fillimin e Bajramit, ofensiva është përshkallëzuar.
Bashkë me urimet, mysimanët nga Gaza kanë dërguar edhe lamtumirat e tyre të fundit, në rast se nuk arrijnë të mbijetojnë gjatë natës.
Saad dhe biri i saj nuk arritën të mbijetojnë. Ajo është ndër të paktët 122 palestinezë që u ranë nga bombardimet, të cilat siç thuhet kanë për synim bazën me militantë në Gazë.
“Su*lmi goditi dhomën ku Reema, burri dhe fëmijët e saj ishin duke fjetur”, tha vëllai i Reemas.

Shton se trupin e pajetë e kanë nxjerrë pas disa orësh përpjekjesh, ndërkaq trupi i bijës së Reemas ende nuk është gjetur. Reema ishte katërmuajshe shtatzënë.
Nga CNN më tej raportohet, se familjet u bashkuan, derisa enklava bregdetare bombardohej.
“Sonte, i vura fëmijët të flenë në dhomën tonë të gjumit. Nëse ne do të vdesim, do të vdesim së bashku dhe asnjë nuk do të jetojë për të mbajtur zi për humbjen e ndonjërit”, tha mësuesi në Gaza, Eman Basher.