Legjenda e futbollit kosovar dhe ish presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, është nderuar pas rreth një muaji e gjysmë nga ndarja nga jeta.
Kështu stadiumi i sapondërtuar i Prishtinës, nga sot e në vijim do të quhet stadiumi “Fadil Vokrri”, në nder të ish sulmuesit të njohur.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë pritet vetëm licensimi i UEFA-s, për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Fadil Vokrri u nda nga jeta më 9 qershor të këtij viti, në mënyrë krejt të papritur, pas një sulmi në zemër, ndërkohë që ishte duke u ushtruar në palestër.