Përgjaket Ramazani, 100 palestinezë të plagosur pas përleshjeve në xhaminë Al Aksa

Forcat izraelite të sigurisë mësynë mëngjesin e sotëm në kompleksin e xhamisë së famshme Al Aksa në Jeruzalem, vendi tretë më i shenjtë i Islamit, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur për lutjet e mëngjesit, duke nxitur përleshje si pasojë e të cilave mbetën të plagosur mbi 100 palestinezë.

Numrin e të lënduarve e konfirmuan autoritetet shëndetësore, të cituara prej agjencisë së lajmeve Associated Press. Kjo ishte përballja e parë e këtij lloji që prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit. Policia izraelite pretendon se në agim, “dhjetëra persona të maskuar” marshuan në Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarre para se turmat të lëshonte gurë në Murin Perëndimor – i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze flet për dhjetëra përsona të dërguar në spital. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite të sigurisë, të cilat janë përgjigjur me plumba gome. Përleshjet e fundit vijnë pas tre javë tensionesh në rritje dhe episodes të një dhune vdekjeprurëse në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Al Aksaja, të cilës hebrenjtë i referohen si Mali i Tempullit, qëndron në zemër të konfliktit izraelito-palestinez, i cili gjendet në anën lindore të Jerusalemit, të kontrolluar nga Izraeli.

Top Channel