Përgatitjet për hapjen e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

TAV Maqedoni përgatitet për hapjen e aeroporteve në shtet, në pritje të datës së saktë dhe vendimit të institucioneve kompetente, të cilat nga ana tjetër janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore ku në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e zgjidhjeve më përkatëse të unifikuara për zhvillimin e transportit ajror të udhëtarëve. Informacion zyrtar nga Qeveria dhe trupat kompetente ajrore dhe aviokompanitë që të mund t’i konfirmojnë rutat e tyre të planifikuara nga Shkupi dhe nga Ohri.

Destinacionet dhe frekuencat e fluturimeve sivjet, do të varen edhe nga organizimi i brendshm dhe vendimet e aviokompanive, meqë edhe ato, si pjesë e aviobiznesit janë dukshëm të prekura nga kriza me virusin Kovid-19. Edhe pas rihapjes së aeroporteve, aviokomunikacioni do të ulet dukshëm në raport me nivelet nga vitet paraprake, meqë, njerëzit, para së gjithash, do të kenë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, si rezultat i frikës nga përhapja e sërishme e sëmundjes. Duke marrë parasysh recesionin që pritet, që do të ndikojë në standardin e njerëzve, do të nevojitet më shumë kohë që tregu u aviacionit të kthehet në ndonjërin prej niveleve paraprake të rritjes. Vetëm në mars, pas mbylljes së dy aeroporteve, koncesionerët kanë regjistruar ulje të numrit të udhëtarëve për 55 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

– Po, ne përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Sh. Apostulli Pali Ohër, përkundër faktit që në këtë moment ende nuk e dimë datën e saktë, meqë presim informacion zyrtar nga Qeveria. Siç e dinë, gjendja e jashtëzakonshme zgjatë deri më 16 maj, por në këtë moment nuk e dimë nëse edhe kufijtë dhe aeroportet do të hapen menjëherë pas kësaj periudhe. Ne jemi të gatshëm dhe shpresojmë për fillimin sa më të shpejtë të punës. Menjëherë pasi që marrim informacion zyrtar, do ta informojmë opinionin, udhëtarët, duke shpërndarë të gjitha informacionet e rëndësishme me ta, lidhur me udhëtimet e ardhshme, deklaroi për MIA-n Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni./Zyrtare