Përfundon zyrtarisht numërimi i votave në Shqipëri, PS-ja fitoi 74 mandate ndërsa PD-ja 59


Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në mbarë Shqipërinë. Në një deklaratë për media, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se tashmë janë konkretizuar fituesit e këtyre zgjedhjeve, pra ligjvënësit e sesionit të ri të Parlamentit. Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi. Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.