Ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi.
Takimi u mbyll tre orë pasi nisi në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel që u zhvilluan me dyer të mbyllura.
Informacionin për përfundimin e bisedimeve e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme Anton Gerashçenko.
Delegacioni ukrainas kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse, duke përfshirë nga Krimea dhe Donbasi. Deri më tani, asnjë nga delegacioni ukrainas nuk ka qenë në kontakt.
Bisedimet u zhvilluan në rajonin Gomel në brigjet e lumit Pripyat. Fillimi i takimit u transmetua online, por më vonë transmetimi u ndërpre me kërkesë të palës ruse. Pala ukrainase drejtohej nga ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov. Ukraina përfaqësohet gjithashtu nga Zëvendësministri i Jashtëm Mykola Tochytskyi, Këshilltari i Zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak, kreu i fraksionit shërbëtor i popullit David Arahamiya, deputeti Rustem Umerov dhe nënkryetari i parë i delegacionit ukrainas në grupin trepalësh të kontaktit Andriy Kosti.