Përfundon sot fushata, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon fushata dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për të mërkurën.

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore pas së cilës tashmë prej nesër fillon votimi, i cili për herë të parë këtë vit do të zgjasë tri ditë për shkak të situatës aktuale me Kovid-19.

Sipas orarit për mbajtje të zgjedhjeve nesër do të votojnë ata të cilët janë në k*arantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetiz*olimit. Ata do të votojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa votimin do ta kryejë këshilli zgjedhor i veçantë i formuar nga KSHZ.