Pas fitores së djeshme ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar nga turneu IEM Rio Major pasi u mposht nga Na’Vi. Ndonëse nuk treguan lojë aq të mirë sikur ndaj ekipit FaZe, Bad News Eagles nuk u dorëzuan deri në fund të kësaj ndeshje, të cilën e humbën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa. Mapi i parë ‘Ancient’ përfundoi me rezultat 16-3, ndërsa mapi i dytë ‘Nuke’ përfundoi me rezultat 16-9.
Me këtë humbje ka përfunduar gara e ekipit shqiptar në turneun IEM Rio Major në Rio de Janeiro të Brazilit. Ekipi shqiptar ka përfunduar garën në vendin e 12-14 –të duke fituar çmimin prej 20.000 dollarësh, si dhe duke fituar zemrat e gjithë shikuesve anë e mbanë botës me lojën e tyre fantastike./Telegrafi/