Përfundon pushimi i deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pritet sot të mbajë takim me nënkryetarët e Parlamentit dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për ditët deri të premten dhe periudhën që pason. Me këtë zyrtarisht përfundon pushimi veror për parlamentarët.

Në ueb faqen e Kuvendit janë caktuar vetëm dy aktivitete të kryetarit të Kuvendit, Xhaferi edhe atë për nesër (31 gusht) me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot dhe të enjten (1 shtator) takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Klement Koja.

Në mesin e aktiviteteve të para në Kuvend pritet të jetë edhe vazhdimi i punës së Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që të mundet sa më parë të plotësohen vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas paralajmërimeve që para pushimit mund të pritet të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të filluara.

Seanca e parë e re është paralajmëruar për më 13 shtator.

Deputetët pushimet zyrtarisht i filluan pas festave të Ilindenit.