Përfundon protesta, shmanget një incident


Pas pothuajse dy orëve ka përfunduar protesta para Kuvendit kundër ndryshimeve Kushtetuese.Gjatë protestës është shmangur një incident mes organizatorëve- Lëvizjes Bojkotoj, dhe një pjesë të personave që kanë qenë prezent në protestë të cilët kanë tentuar të ngjiten për të mbajtur fjalim.
Përfaqësuesit e Vëllazërisë Krishtere dhe Maqedonia e Vetme, mes të cilëve Janko Baçev, Zharko Ordanovski dhe Dragan Ugrinovski, dëshiruan të mbajnë fjalim por, radarët dhe një pjesë të organizatorëve nuk ju lejuan.