Sipas rezultateve Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës ose 49.9 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 19 deputet. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen nesër, e enjte 4 mars.
“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.