Përfundon numërimi i votave në Deçan: “Kandidati i AAK-së fiton pa balotazh”

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Tashmë në disa komuna është përmbyllur procesi i numërimit të votave.
Sipas të dhënëve të KQZ-së, në Deçan pas numërimit të gjitha votave të rregullta, kandidati i AAK-së fiton pa balotazh.
Kryetari aktual, Bashkim Ramosaj ka marrë 65% të votave duke vazhduar të qeverisë Deçanin edhe për një mandat.

Rezultatet pas numërimit të 100% të votave:
Bashkim Ramosaj (AAK) – 9.468 vota apo 65,17%
Hyri Dobrunaj (LDK) – 2.740 vota apo 18,86%
Orges Tafilaj (LVV) – 1.727 vota apo 11,89%
Isa Elezaj – 301 vota apo 2,07%
Ardiana Qorraj (PDK) – 292 vota apo 2,01%
Numërimi i votave vazhdon për komunat tjera.