Përfundon mbledhja e BDI-së, ja për çfarë u bisedua

Ka përfunduar mbledhja e këshillit të përgjithshëm të BDI-së në Tetovë i thirrur pas krizës së krijuar politike. Zëdhënësi i këtij subjekti politik Bujar Osmani tha se e kanë autorizuar kreun e partisë që të bisedojë me të gjitha palët për të tejkaluar këtë krizë. Osmani nuk tregoi cilën mënyrë e kanë diskutuar për të dalë nga kriza por tha se në tavolinë është edhe opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Paraprakisht para fillimit të kësaj mbledhje kreu i BDI-së Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes tha se prioritet kanë vetëm interesat shtetërore. Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth formimit të shumicës së re parlamentare, Ahmeti tha se ajo është legjitime ndërsa hodhi poshtë zërat se deputetë të partisë së tij mund t’i bashkëngjiten kësaj shumice.