Përfundon ligji i vjetër për PSP-në, fillon të funksionojë ligji i ri


Nga dita e sotme ka përfundon vlefshmëria e Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike dhe në fuqi hyn Ligji i ri për Prokurori Publike, i cili u miratua në shkurt të këtij viti.

Sipas nenit 110 të ligjit, parashihet që bisedat e përgjuara të mos jenë bazë për ngritjen e aktakuzave të reja, por të shërbejnë vetëm si indicie. Të gjitha bisedat e përgjuara që nuk janë dërguar në gjyq si dëshmi apo indicie në hetime, sipas ligjit, parashihet që të shpërbëhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ligji i ri nuk do të thotë amnisti të fshehur për disa kryer të veprave penale. Me ligj, për nevojat e Prokurorisë do të ndahen minimum 0.4% nga buxheti i shtetit. Me ligj eliminohen ndikimet politike në zgjedhjen e prokurorëve, për shkak se bëhet fjalë për Prokurori të Lartë dhe se kusht është që prokurori të ketë punuar në Prokurori të nivelit më të ulët. Do të thotë se do të respektohet parimi i karrierës”, tha prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski.

Lëndët e PSP-së që janë ngritur nga 30 korriku i vitit 2017 vazhdojnë të vlejnë sipas ligjeve të vjetra, përkatësisht audio-incizimet të mund të shërbejnë si dëshmi.