Përfundon bastisja në OVL UÇK, EULEX’i merr me vete disa kompjuterë


Aksioni i filluar në orët e mëngjesit nga zyrtarët e Gjykatës Speciale në selinë e OVL të UÇK’së ka përfunduar pas rreth tetë orë bastisje.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar sekretari i OVL të UÇK’së, Faton Klinaku në një paraqitje para mediave bashkë me avokatin Tomë Gashi.

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtaret e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë.

Klinaku ka thënë se bastisja tashmë ka përfunduar dhe janë marrë vetëm shtëpiza të kompjuterëve.