Përfundojnë hetimet për Fjolla Morinën, ja për çka akuzohet

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, e cila u kap me një pistoletë pa leje disa javë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës sëbashku me dy persona të tjerë.

Siç raporton abcnews.al, Fjolla Morina akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbjatje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.