Përfundoi takimi midis SASHK dhe MASH

Përfundoi takimi midis përfaqësuesve të Sindikatës së arsimit dhe Ministrisë së arsimit “Sot biseduam, por nuk kemi lajme të mira për opinionin. Greva vazhdon. Nuk kemi premtim konkret për rritjen e rrogave në një përqindje të caktar/ Më tepët u bisedua për vazhdimin e mësimit dhe si do të zëvendësohen orët e humbura. Rreth kësaj kemi qëndrim të njëjtë se bisedimet duhet të intensifikohen” tha Jakim Nedellkon, kryetar i SASHK-ut.

Nga shkaku se nuk kemi një premtim konkret se rritja e pagave do të jetë në një përqindje të caktuar potencoi Nedellkov.

Me se shumti biseda u zhvillua në drejtim se kur do të vazhdon mësimi si do të plotësohen orët e humbura, cilat janë pasojat e grevës e kështu dhe se në këtë pikë pajtohemi të dy palët që sa më shpejt të gjehet zgjidhje, deklaroi Nedellkov.

Të gjithë duam që ta ndërpresim grevën, por për atë vendim duhet të vendosë anëtarësia. Nuk kemi marrë asnjë propozim dhe nuk mund të flasim për shumën. Bisedat u zhvilluan në drejtim të mësimdhënies. Ne jemi të mendimit që viti shkollor të mos zgjatet, orët e munguara mund të plotësohen në afatin e paraparë, tha Nedelkov. Kryetari i SASHK-ut shtoi se ministri Shaqiri nuk e di se sa do të jetë rritja e pagave, por se ka premtuar se do të rriten.