Përfundoi takimi mes Zaevit, Selës dhe Gashit për Ligjin për shtetësi

Në Kuvend sërish është zhvilluar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa.

Në këtë takim, sipas paralajmërimeve duhej të prezantohej teksti final dhe i harmonizuar.
Por për epilogun e diskutimeve dhe zgjidhjes përfundimtare, pritet të mësohet në paraqitjen për media që pritet të realizohet në çdo moment.