Në orën 19:30 u mbyllën të gjithë vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet lokale.
Edhe pse ishte paraparë që vendvotimet të mbyllen në orën 19:00, procesi zgjedhor u shty për gjysmë orë deri sa nuk kanë votuar qytetarët që u gjetën në objektet për votime.
Kryetari i KSHZ-së në konferencë për shtyp në orën 19:00 u bëri thirrje partitë politike që të përmbahen nga aktivitetet politike, me qëllim qytetarët që janë në vendvotime të mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar.