Përfundoi mbledhja e KSI – Ja çka u vendos!

KSI – Nuk ka nevojë për masa të reja, sistemi shëndetësor është stabil, njofton PA CENSURE.

Edhe pse numri i të infektuarve me koronavirus në krahasim me javën paraprake është rritur për 79.9%, masa të reja restriktive nuk do të ketë. Analizat e KSI treguan se edhe përskaj rritjes së numrit të të infekturave, prap se prap nuk ka rritje të numrit të të hospitalizuarve.

Anëtarët e Komisionit në mbledhjen e rregullt konstatuan se kavende të lira në kapacitetet spitalore, ndërsa në spitalin infektiv janë të vendosur 25 persona, 2 prej të cilëve janë në mbështetje të Oksigjenit, tjerët në gjendje stabile.

Anëtarët e KSI kanë biseduar edhe për mungesën e testeve nëpër institucione dhe janë dhënë rekomandime për dyfishim e të njejtave në nivel dite.
Edhe pse sipas parametrave në momentin vendi është në zonën e gjelbër, KSI apelon që qytetarët e moshës mbi 65 dhe ata me komorbiditete të jenë të kujdesshëm kur lëvizin në ambiente të mbyllura.