Përfundimtare: 51.2% e zviceranëve votojnë që të ndalohet burka


Pas shumë luhatjeve që zgjatën gjatë gjithë pasdites së sotme, tanimë janë në dispozicion rezultatet përfundimtare për votimin e ndalimit të mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur si “burka”.
Populli zviceran e ka votuar me 51.2% këtë iniciativë, shkruan albinfo.ch

Komunat e fundit zvicerane (ato të Kantonit Vaud) kanë raportuar rezultatet e tyre pak orës 18.00. Por dy qarqe të qytetit të Cyrihut (1 dhe 2) në kohën kur po shkruajmë, ende nuk janë gati.
Sidoqoftë ato nuk mund ta ndryshojnë rezultatin.
Rezultatet përfundimtare:
Ndalimi i mbulesës: 51.2 për qind Po
Ligji për ID-në elektronike: 64.3 për qind Jo
Kundër Marrëveshjes me Indonezinë: 51.6 për qind Po

Kantoni i Vaud i cili i ka raportuar i fundit të gjitha rezultatet, ka votuar ndalimin e mbulesës me 50.93% të votave. Ligji i E-ID (70.05% jo) dhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Indonezinë (65.84% jo).
Tani, Këshilli Federal ka dalë para mediave për të kumtuar qëndrimin lidhur me rezultatet. Siç është raportuar shumë herë deri më tani, qeveria e vendit ka qenë vendosmërisht kundër iniciativës së burkas. Për këtë arsye, rezultatin e fundit, mediat e quajnë humbje për qeverinë dhe në veçanti për ministren nga FDP, Karin Sutter-Keller, e cila mbulon resorin e drejtësisë dhe policisë në qeveri.