Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e vendit do ta zhbllokonte procesin


Me biseda efikase dhe ikje nga vijat e kuqe, dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në zgjidhjen e kontestit që vendi më 14 dhejtor të merr datën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.Analisti politik Ismet Ramadani vlerëson se edhe përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e vendit do t’a zhbllokonte procesin.

“Nëse edhe ne gjejmë forcë optimiste, politike që mos të ngulitemi në vijat e kuqe të rezolutës të parlamentit të Maqedonisë Veriore, me një bisedë efikase sepse sado janë apsolvuar problemet me Bullgarinë, dhe në qoftëse i qasemi memorandumit, respektivisht platformës me pesë pikët plus një për të pranuar edhe pakicën bullgare të përfshihet me kushtetutë, duke u marrë sigurisht për kohën si duhet të bëhet ajo, atëherë shanset janë reale pra që kjo punë të kryhet.” – u shpreh analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani thotë se ndërhyrja e ndërkombëtareve, aleate të dy vendeve do të kontribuojnë lëvizjen e proceseve përpara që mos ti lihet hapësirë lojtarëve të tretë, sikurse Rusia dhe Kina në Ballkan.
“Këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet që janë bërë në forma të ndryshme për Ballkanin se sa është ndikimi i tyre dhe krejt kjo në një mënyrë na jep mundësinë të jemi më racional në bisedime dhe të shfrytëzohet 14 dhjetori.”- tha Ramadani.

Ndërkohë pala bullgare pret hapa konkret nga Maqedonia e Veriut në përmbushjen e obligimeve, përfshirë këtu edhe dorëheqjen nga pretendimet teritoriale dhe ndaj minoriteteve, ndalimin e gjuhës së urrejtjes, ndryshimin e librave shkollorë dhe bullgarëve pakicë tu garantohen të drejtat.

Zëvendës kryeministri i vendit për çështje europiane, Nikolla Dimitrov akuzat bullgare për diskriminim i vlerëson si të pabaza pasi nuk ekziston proces konkret gjyqësor për diskrimin, ndërkohë që fton fqiun lindor në respektimin e dinjitetit maqedonas dhe koncentrimin në bisedime pa ju dhënë publicitet mediatik.