Numri një i BDI-së është përgjigjur edhe në pyetjen mbi përfshirjen eventuale të dy Lëvizjeve BESA në koalicionin qeverisës.
Deklarata e kreut të njërit krah të BESËS, Afrim Gashi, pas takimit të sotëm me komisarin Han ishte se fjalën e fundit për tu bërë ata pjesë e qeverisë e ka kryeministri Zoran Zaev dhe në pyetjen nëse kryeministri e kontakton atë për një gjë të tillë për zgjerimin e koalicionit, Ahmeti me përgjigje:
“Sigurisht se BDI është parti shumë serioze dhe ne nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse…”, ka thënë Ahmeti, raporton Medial.mk.