Përfshihen edhe qentë e kërkimit për 14-vjeçaren e zhdukur në Shkup

Sot në kërkim do të përfshihen qentë e kërkimit, ka thënë Zorica Gjorçevska, nëna e 14-vjeçares Vanja, e cila rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm, kur ishte nisur për në shkollë në orën 7:20. Ajo nuk ka mbërritur në shkollë dhe celulari i është fikur që nga ora 7:34 e ditës së djeshme.

– Nuk ka ende asgjë, kërkimi është intensiv, thotë nëna.
Kërkimi për vajzën vijon edhe sot dhe familja i bën apel kujtdo që ka çdo informacion të kontaktojë menjëherë policinë.

Ministria e Brendshme ka publikuar sot një foto dhe informacion për Vanjën në faqen për personat e zhdukur.

– GJORÇVSKA VANJA, babai Aleksandër, nëna Zorica, e datëlindjes 27.02.2009. në Shkup, ku ajo jeton.

Ajo u zhduk më 27.11.2023. në mëngjes rrugës për në shkollën fillore “Pestaloci” në Komunën Qendër-Shkup.

Përshkrimi: lartësia 175 cm, pesha 58 kg, flokë kafe të errët, sy kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm, ka një nishan në anën e djathtë të fytyrës. Ajo ka të veshur një bluzë blu, një xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe, ka një çantë shpine shkolle dhe një celular të markës iPhone- thuhet në njoftimin e MPB-së.