Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po kthehet në vend


Pas diskualifikimit në Kampionatin Evropian (EURO2020) futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut po kthehen në vend. Në Kampionatin EURO2020, përfaqësuesja e Maqedonisë, luajti tre ndeshje nga ku në të tre ndeshjet pësoi humbje. Për tre ndeshje në këtë kampionat përfaqësuesja e Maqedonisë arriti të shënoi vetëm dy gola, një gol në ndeshjen e parë kundër Austrisë i cili gola shënues ishte Goran Pandev dhe goli i dytë i shënuar nga Ezgjan Alioski nga penaltia në ndeshjen kundër Ukrainës.

Ndeshjen e parë e luajtën me Austrinë ku u mposhtën me rezultat 3:1. Në ndeshjen e dytë Maqedonia e Veriut u përballë me Ukrainën e cila u mposhtë me rezultat 2:1. Ndërkaq ndeshjen e tretë dhe të fundit në EURO 2020 përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e luajti mbrëmë kundër Holandës, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 0:3 për holandezët.