Përfaqësuesit e Armatës prej sot do ta mbajnë rendin përpara bankave dhe marketeve në Prilep

Përfaqësuesit e Armatës së Maqedonisë së Veriut prej sot do të përfshihen në sigurimin e rendit përpara bankave dhe marketeve në Prilep, këtë e tha kryetari i Komunës, Ilija Jovanoski nëpërmjet në postimi në profilin e tij të Fejsbukit, në të cilin, ashtu siç sqaroi, me qëllim që të eliminohen rrëmujat e panevojshme edhe përskaj apeleve të shumta që qytetarët të mbajnë distancë.

“Në kontekst të mbajtjes së distancës dhe zbatimit më efikas të masave të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shtabi Komunal i Krizës, në drejtim të mbrojtës së shëndetit të qytetarëve, përpara bankave dhe marketeve në qytet, Komuna ka vendosur ngjitëse për mbajtjen e distancës së rekomanduar mes qytetarëve, minimum 2 metra”, shkruan Jovanoski.

https://www.facebook.com/ilija.jovanoski.1/posts/2948066965279907