Përfaqësuesi i klubeve të volejbollit të UT-së, Elmedin Ameti realizoi takim pune me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilalli


Përfaqësuesi i klubeve të volejbollit të Universitetit të Tetovës, Elmedin Ahmeti, (14 shkurt 2022), në hapësirat e Agjencisë për Rini dhe Sport zhvilloi një takim konsultativ me zëvendësdrejtorin e kësaj Agjencie, Amir Bilalli.

Në këtë takim, ata diskutuan për kultivimin, avancimin dhe punën e deritanishme të klubeve të volejbollit të Universitetit të Tetovës. Përfaqësuesi i klubeve të volejbollit të UT-së, Elmedin Ahmeti e falënderoi zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilallin, për pritjen që i bëri dhe interesimin që shfaqi për të pasur informacione sa më të detajuara në lidhje me klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës, si dhe aktivitetet tjera sportive që realizohen në Universitetin tonë.

Ndërsa, zëvendësdrejtori Amir Bilalli tha se Agjencia për Rini dhe Sport e mbështet sportin dhe të gjitha klubet sportive. Ai, më tej tha se do bëjë përpjekje të vazhdueshme që t’i inkurajojë sa më tepër të rinjtë që merren me sport, rekreacion dhe veprimtari sportive.