Perëndimi po i refuzon naftën/ Rusia: Do të ishte katastrofë! Do ta çonte çmimin në 300 dollarë për fuçi

Udhëheqësit perëndimorë, përfshi këtu edhe kryeministrin britanik Boris Johnson, po kërkojnë më pak varësi nga furnizimet me naftë nga Rusia në të gjithë Evropën.

Në përgjigje të kësaj, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak thotë se zëvendësimi i dërgesave ruse të naftës në Evropë do të çonte në “pasoja katastrofike” referuar tregut global.

Nga ana tjetër sipas Novak kjo mund t’i çonte çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi, teksa ky çmim është më shumë se dyfishi i çmimeve aktuale.

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë ka filluar të reflektojë pasojat e saj ekonomike në Europë./ Gazeta Shqip