Përdoruesit e Facebook nuk mund të dërgojnë e as të pranojnë mesazhe

Ekziston një problem i madh me Facebook Messenger. Shumë përdorues nuk mund të marrin e as të dërgojnë mesazhe.

Ky problem me Facebook Messenger ka ndodhur këtë pasdite. Nëse jeni përpjekur të dërgoni ose të merrni mesazhe përmes këtij aplikacioni, ju me siguri keni përjetuar një nga skenarët e mëposhtëm: porosia duket se është dërguar, por marrësi nuk e ka marrë atë dhe se nuk keni lidhje interneti.
Ky problem me Facebook Messenger nuk e anashkaloi as Maqedoninë e Veriut.