Përdoruesi i TikTok që pretendon se ka udhëtuar në kohë – ndan pamje nga “viti 2027”


Një përdorues i TikTok ka filmuar veten duke ecur nëpër rrugë të zbrazët dhe pretendon se po shfaq pamje nga viti 2027 ku ai është “njeriu i fundit në botë”.
Sipas mediave të huaja videoja e publikuar nga vetë ai është shikuar më shumë se 60 mijë herë dhe përdoruesi Javier @unicosobreviviente tani ka gjashtë milionë ndjekës që presin me padurim përditësimet mbi “situatën” e tij të pazakontë.

Në videon, të cilën ai e quan “dita e 219 i vetëm në botë”, ai ecën nëpër një rrugë të zbrazët në Spanjë, ku makinat e parkuara rreshtohen buzë rrugës.
Ai pastaj shëtit nëpër sheshin e lojërave të br*aktisur të fëmijëve dhe kaloi disa apartamente pa parë asnjë njeri.

Në shumë nga videot e tij, Javier pretendon të jetë një “udhëtar në kohë” nga vetëm gjashtë vjet në të ardhmen, dhe derisa shumë njerëz duket se e besojnë atë, të tjerë kanë vënë në pah mospërputhje në disa nga pamjet.
Një përdorues tha se ata panë varka që linin shtigje në oqean në sfondin e njërës prej videove dhe dikush tjetër vuri në dukje se dyqanet dhe restorantet bosh që ai vizitoi – duket se ishin të pastra dhe pa pluhur.

@unicosobreviviente

#unicosobreviviente #valencia

♬ Buscate Otro – JC La Nevula