Tomas Repka, ish-mbrojtësi çek, i cili ka veshur fanellën e Fiorentinës në Itali, është dënuar me 6 muaj burg pasi ka publikuar disa foto erotike të ish-bashkëshortes së tij, modeles Vladka Erbova.
Gjykata, e cila e ka gjobitur edhe me 50 mijë korona (rreth dy mijë euro) Repkën, ka deklaruar se partnerja aktuale e tij, Katerina Kristelova është bashkëpunëtore në këtë rast.
Gjatë seancës gjyqësore, përpara trupës gjykuese për të dhënë dëshminë e saj, Erbova ka shpërthyer në lot, duke u shprehur se i duket e pabesueshme që ish-bashkëshorti mund të arrinte deri këtu, ndonëse martesa e tyre kishte përfunduar keq.
Në profilin fals në ueb, asaj i kishin atribuuar nofka Romka007 dhe Cikanecka007, me anë të të cilave Repka postonte njoftime false për shërbime erotike.