Përdor drogë që në moshën 12-vjeçare, do të shokoheni me ndryshimin drastik të saj

Ka konsumuar heroinë që në moshën 12-vjeçare, tashmë 35 vjeçe dhe e burgosur, Sarah Ali, duket 10 vite më e madhe sesa mosha e saj, si pasojë e jetës së shthurur.

Sarah, vuan dënimin me burg në Middlesbrough të Britanisë së Madhe, pasi grabiti shtëpinë e një çifti të moshuar. Sarah, është rritur në një jetimore, por në moshën 12-vjeçare, u kap pas një jete të lidhur me drogë e krime. Në moshën 25-vjeçare ajo u arrestua për shitje të lëndëve narkotik dhe u dënua me gjashtë vite burg. Por 16 muaj pasi doli nga burgu, ajo u arrestua sërish sepse grabiti shtëpinë e një çifti të moshuar, me bashkëpunëtoren e saj Clarie Bell.

Tashmë gjykata në Middlesbrough ka vendosur që ajo të dënohet me dy vite e pesë muaj burg. Por ajo që vihet re tek Sarah, është sesi konsumimi i lëndëve narkotike, ka pasur një efekt të dëmshëm tek ajo, duke e shndërruar në një grua shumë më të madhe se mosha e saj reale.