Përditësimi i ri i Apple ka në qendër sigurinë e fëmijëve

Apple njofton ndërfutjen e një sistemi të ri në pajisjet e përdoruesve që kërkon nëse fotoja përmban materiale për abu*zimin sek*sual të të miturve. Përpara se një imazh të ruhet në iCloud Photos, teknologjia e re do të skanojë për çdolloj përputhjeje sado të vogël të këtyre materialeve.

Sipas Apple, nëse identifikohet një rast i tillë, do të jetë dikush që do ta marrë nën shqyrtim dhe do ta raportojë përdoruesin tek autoritetet përkatëse. Sistemi krahason fotot të abu*zmit se*ksual nga një bazë të dhënash të përpiluar nga organizatat për mbrojtjen nga ab*uzimi sek*sual të fëmijëve. Këto imazhe transkriptohen në kode numerike që mund të përputhen me ato të një pajisjeje Apple. Përveç kësaj, teknologjia do të mund të dallojë edhe imazhet e ngjashme që mund të jenë të ndryshuara.

Megjithatë, ekziston një shqetësim lidhur me këtë përditësim pasi kjo teknologji mund të zgjerohet për të skanuar celularët për përmbajtje të ndaluar ose fjalime politike. Me pak fjalë, qeveria mund ta përdorë për të përgjuar qytetarët e saj. Fillimisht, ky përditësim do të jetë i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe pritet një komunikim nga Apple nëse do të përhapet në mbarë botën.