Përdhunoi vajzën 6-vjeçare, i jepet paraburgim qytetarit nga Resnja

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një banori të Resnjës ndaj të cilit është parashtruar kallëzim penal – Përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare konform nenit 188 paragrafi 5 të Kodit Penal.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 2 qershor në qytetin e Resnjës i akuzuari ka kryer edhe akte seksuale ndaj një vajze të lindur në vitin 2017. Vajza 6-vjeçare dhe familja e saj ishin fqinj me autorin.

Ai e shfrytëzoi rastin derisa viktima, motra e saj dhe mbesa e të dyshuarit ishin duke luajtur bashkë.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ai mund të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe fëmijën e dëmtuar ose ta përsërisë veprën penale.

Gjykatësi e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e masës paraburgim prej 30 ditësh.