“Përçarjet në BDI”? Hoxha: Asgjë e re, “Iku Jonuzi dhe erdhi Domuzi”

Zëvendëskryetari i Besës, Arjanit Hoxha në një intervistë për mediat maqedonase ka folur rreth plasaritjve të fundit në BDI. Sipas Hoxhës e gjitha kjo që po ndodh është një farsë dhe bëhet për pushtet. Gjithashtu Hoxha ka thënë se ngjarja në BDI është njëjtë si thënie “Iku Jonuzi dhe erdhi Domuzi”.

“Është një luftë e brendshme për pushtet, nëse mund të quhet edhe luftë. Nuk ka asgjë për të komentuar një farsë që BDI po përpiqet ta fusë si temë kryesore në opinion, dhe nga ana tjetër, në asnjë moment ato trazira nuk janë në interes të përmirësimit të interesit publik, apo përmirësimit të gjendjes ekonomike të qytetarët. Në gjuhën shqipe ekziston një fjalë e urtë që përkthehet kështu: “Iku Jonuzi erdhi domurzi!” dhe kjo fjalë e urtë shpjegon më mirë se çfarë ndodh saktësisht në BDI”, ka deklaruar Hoxha./Monitor.mk