Revista satirike turke “Misvak” ka publikuar një hartë, e cila shkaktoi mjaft reagime në vendet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.
Harta përfshin si pjesë të Turqisë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa zgjerohet edhe në lindjen e Mesme me Irakun dhe Sirinë.
“Nëse kjo hartë do të vizatohet, atë e bëjmë ne”, shkruan “Misvak” duke postuar mbi hartë edhe figurën e Erdoganit.
Ky postim satirizon qasjet ekspansioniste të Turqisë erdoganiste në Ballkan dhe rajon, megjithatë në pamje të parë ka krijuar alergji në shtetet që kanë qenë të pushtuara nga Perandoria Osmane