Për tre vite, 41 vik*tima në rrugët e Pollogut

Në tre vitet e kaluara, gjithsej 41 vik*tima janë regjistruar në aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Ndër vite ky trend ka shënuar ulje pasi që nëse në vitin 2018 ka patur 13 vi*ktima, në vitin 2020 gjithsej ka patur 13 vik*tima që kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Nga policia e Tetovës theksojnë se këto shifra janë inkurajuese që të vazhdohet me më shumë aktivitete parandaluese. “Në tre vitet e fundit, në rajonin më të gjerë të Pollogut, të cilin e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vërehet një trend i uljes së aksidenteve të komunikacionit me pasoja më të rënda, gjegjësisht me të vd*ekur që kanë pësuar nga këto aksidente. Kjo edhe më shumë na inkurajon që të vazhdojmë me aktivitetet dhe kontrollet e planifikuara parandaluese.

Në këtë periudhë janë regjistruar 18 vi*ktima në vitin 2018, 15 në 2019, dhe 13 në 2020, ndërsa dukshëm është zvogëluar edhe numri i ak*sidenteve me pasoja më të rënda, gjegjësisht me lëndime më të rënda si pasojë e ak*sidenteve, ku në vitin 2018 kemi pasur 521 të lënduar rëndë nga aksidentet, në 2019 kemi patur 507 dhe në 2020 gjithsej 409 aksidente”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit i Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski. Në ndërkohë, shpejtësia vazhdon që të jetë një faktor vendimtar për numrin e lartë të aksidenteve në rajonin e Pollogut. “Shkaqet më të shpeshtë të këtyre aksidenteve që kanë ndodhur gjatë këtyre tre viteve, ashtu sikurse edhe në vitet e kaluar, janë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, kryerja e veprimeve të pahijshme në komunikacion, mosrespektimi i rregullave të parakalimit dhe të ngjashme”, thotë zëdhënësi Josifovski.

Nga ana tjetër, autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar vijon që të jetë e rre*zikshme për vozitësit. “Numri më i madh i aksidenteve të komunikacionit me pasoja më të rënda, me vi*ktima dhe të lënduar më rëndë kanë ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar dhe në rrugët tjera rajonale si në rrugën Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Vollkovijnë dhe Tetovë-Pirok. Më shumë aksidente sërish si numër janë regjistruar në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, kryesisht këto aksidente në këto rrugë kanë qenë aksidente me pasoja më të lehta”, theksojnë nga policia e Tetovës. Ndërkaq, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë vazhdon me aktivitete të intensifikuara të kontrollit edhe këtë vit, dhe pa përjashtime sanksionon të gjitha shkeljet e konstatuara, veçanërisht për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar, parakalimin e paligjshëm, mosfunksionimin teknik të automjeteve, drejtimin e automjeteve pa patentë shoferi etj.