Për të mos djegur votën, deputetja shkon në Parlament me vajzën e porsalindur


Një deputete në Kaliforni ditën e hënë u detyrua të shkonte në Asamble bashkë me vajzën e saj të porsalindur. Buffy Wicks u shfaq më të voglën e saj në krahë pasi kërkesa e saj për të votuar nga përfaqësuesit u refuzua.

Ajo përfaqëson Berkeley dhe Oakland në asamblenë e shtetit, prandaj dhe kishte bërë kërkesë të votonte me prokurë, por udhëheqësit e refuzuan këtë kërkesë të saj.

Rregullat për votimin me prokurë në Kuvend gjatë pandemisë të japin të drejtë votimi për përfaqësuesit e tyre. Javën e kaluar, ligjvënësit në Senatin e shtetit votuan në distancë pasi senatori i Kalifornisë Brian Jones doli pozitiv për koronavirusin.

Pas refuzimit të kërkesës së saj, Wicks, e cila ishte me lejën e lindjes, udhëtoi nga shtëpia e saj drejt Senatit për të bërë një apel për projekt ligjin për strehimin e familjeve të cilat nuk kanë mundësi ekonomike.

“Unë isha duke ushqyer vajzën timë kur doli ky vendim. Të lutem, të lutem kalo këtë projekt ligj dhe unë do të shkoj të përfundoj ushqyerjen e vajzës time”– tha Wicks ndërsa mbante në krahë vajzën e saj e cila ishte duke qarë në mes të seancës.

Pavarësisht nga vota e Wicks, projektligji për strehimin nuk arriti të kalojë në Asamble. Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo premtoi se do vazhdojë të luftojë për strehimin e familjeve pa marrë parasysh asgjë.