Për të arritur në Shtip duhet të paguani afër 200 denarë për një drejtim

Udhëtimi nga Shkupi për në Shtip në një drejtim do të kushtojë 160 denarë, tha sot drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.
“Janë miratuar çmimet e dy pikë pagesave të reja në autostradën Milladinovc – Shtip, të cilat sipas Programit të Punës të kompanisë duhet të lirohen në tremujorin e dytë të vitit.
Çmimi i pikë pagesave është përcaktuar sipas Ligjit, 2,57 denarë për kilometër. Pra, tek Preod do të jetë 50 denarë, ndërsa në Kadrifakovë do të jetë 70 denarë”, tha Rustemi.
Nëse kësaj i shtohet edhe pikë pagesa në Milladinovc, udhëtimi nga kryeqyteti për në Shtip do të na kushtojë 160 denarë.