Për studentët shqiptarë UKM nuk ka kuotë, arsyetohet se programe studimore të njejta ka në UT dhe UNT

Në kuadër të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, janë shfuqizuar kuotat shtesë për studentët shqiptar në shumicën e fakulteteve ku ata konkuruan. Studentë që kanë përzgjedhur për të studjuar në këtë Universitet thonë se janë revoltuar nga ky fakt, sepse kuotat shtesë u kanë mundësuar të përballojnë më lehtë studimet, duke pas parasysh krizën ekonomike në të cilën ndodhet shteti dhe buxhetin e cekët të shumicës prej familjeve të tyre.

“Ne jemi shqiptar dhe studjojmë në ‘Shën Kirili dhe Metodi’ dhe fakulteti ynë është i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ka beneficione të mëdha dhe të gjithë tjerët marrin kuota si në katedrën e maqedonishtes, dhe të tjerat. Unë jam pro kuotës, sado pak ta kenë më lehtë për shkaqe ekonomike, të notave kuota është motivuese dhe nuk jam proi asaj që e kanë ndaluar kuotën”.

“Unë kam qenë studente me kuotë shtetërore për katër vite dhe kjo ka qenë motivim shumë i mir për mua, për shkaqe ekonomike se është vështirë për një student që ti paguan sidomos kur paguhen edhe provimet. Për të gjithë ata që tani janë regjistruar kjo është demotivim , sepse kuota shtetërore do tu ndihmojë gjatë këtij rrugëtimi si student pagesat të jenë më të lehta dhe të ketë më pak harxhime”, thanë disa nga studentët e intervistuar nga TVM2.

Pse këtë çështje kërkuam sqarim nga Rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi Nikolla Jankullovski i cili u përgjigj përmes komunikatës me shkrim:

“Përqindja e studentëve, përfaqësues të këtyre bashkësive në kuotën shtetërore dhe në atë shtesë, duhet t’i përmbahet përqindjes së përfaqësimit të bashkësisë së caktuar etnike , duke marrë parasysh popullsinë e përgjithshme në RMV. Në njësitë e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, ku ekzistojnë programe studimore të njejta me Universitetin e Tetovës apo Universitetin Nënë Tereza në Shkup, përfaqësuesit e bashkësisë etnike shqiptare do të regjistrohen vetëm në kuotat e rregullta”.

Kuota shtesë do të ketë për studentët në fakultetin e pylltarisë, të dizajnit dhe veterinarisë. Në kuadër të UKM 5306 studentë në kuotën shtetërore do të paguajnë participim vjetor prej 200 euro. 4522 studentë do të paguajnë taksë shkollore prej 400 euro, dhe 1090 vende u janë dedikuar studentëve për studime me korrospodencë. /TVM2