Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se dje ka pranuar ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020.
Mustafa ka shkruar në Facebook se sikurse herëve të tjera, ai po akuz*ohet për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”.
“Dje pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Si herave të tjera, aku*zohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”, ka deklaruar ai.
“Kjo pa*di ndaj meje ngritet pasi që kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënç*muese f*yese, gjuhës së urre*jtjes, gjuhës kri*minalizuese e deni*gruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urre*jtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi. Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë pres*ionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.