Për shkak të reshjeve të borës, është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Që nga mbrëmja e djeshme, respektivisht prej orës 00:05 ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë dhe anasjelltas përmes qafës malore Strazhë është hequr.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.