Për shkak të plumbit ndaj Tsipras dhe Kotzias arrestohet gazetari grek


Policia greke ka arrestuar gazetarin dhe publicistin e gazetës greke “Makeleio”, Stefanos Hios, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetari greak u arrestua këtë mëngjes para hapësirave të gazetës në qytetin Kalitea.

Kohë më parë ai shkroi se kryeministri Alexis Tsipras dhe ministri jashtëm, Nikos Kotzias duhet të vriten për shkak të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë.

Në ballinën e gazetës kishte fotografi në të cilën kryeministri Tsipras ishte paraqitur me plumb në kokë, por edhe ministri jashtëm Kotzias ishte ilustruar i gjakosur.