Pagesa e pensioneve për muajin korrik fillon prej nesër, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku shtojnë edhe se me pagesën e parakohshme dhe në faza të pensioneve, që realizohet në katër muajt e fundit, mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi.
“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit. Nesër do të paguhen pensionet me vlerë deri në 11.000 denarë, të mërkurën pensionet me vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të enjten prej 14.001 deri në 18.000 dhe të premten do të paguhen pensionet në vlerë prej mbi 18.000 denarë”, thueht në kumtesën nga MPPS.
Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartelë pagesore lidhur me llogarinë në të cilën do të transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e marta 28 korrik. Ata mund ta marrin pensionin e korrikut në bankomat.
Procesimi në faza i pensioneve, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit, duke e pasur parasysh atë që pensionistët si grup i rritur janë më të rrezikuar.
Prej atje përkujtojnë në obligimin për mbajtjen e maskës e cila e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës si dhe mbajtje të distancës gjatë pritjes në radhë dhe brenda në banka.