Për shkak të një vendparkimi, kanoset me armë një person nga Reçica e Vogël e Tetovës

Me datë 25.07.2024 në ora 10:00 në rrugën ,,146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (51) nga Tetova, për shkak se rreth orës 08:50, për shkak të keqkuptimit për parkimin e automjeteve, me armë zjarri ka kanosur personin N.A.(54) nga Reçica e Vogël e Tetovës.   Gjatë privimit, personit A.A.  i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ,,Kubura”, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në banesën e tij, gjatë të cilës iu gjet dhe konfiskua një pistoletë tip ,,CZ” 7.62 mm, dy korniza për pistoletën dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm.  Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.