Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli të premten, 2 gusht, si ditë zie për shkak të atentatit ndaj liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
“Për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë me vëllezërit dhe motrat tona palestineze, 2 gushti është shpallur Ditë Kombëtare e Zisë për shkak të martirizimit të presidentit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh,” shkroi Erdoğan në platformën X, raporton Reuters.
Haniyeh u vra të mërkurën herët në mëngjes në rezidencën e tij në Teheran, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Masud Pezeshkian.