Për shkak të kontaktit me gruan e infektuar në Dibër në izolim edhe gjashtë punonjës shëndetësor

Për shkak të kontaktit me gruan e infektuar me Kovid-19 nga fshati Kosovrast i Poshtëm në izolim shtëpiak janë të paktën 17 persona, prej tyre gjashtë punonjës shëndetësorë.

“Në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit janë dy mjekë, katër infermiere dhe dy shoferë, njëri i cili me automjet e ka transportuar deri në Shkup. Në të njëjtën kohë të paktën nëntë persona familjarë më të afërt të pacientes janë gjithashtu në izolim”, deklaroi për MIA-n Baki Halili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër.

Gruaja e infektuar e moshës 44 vjet e cila para disa viteve është operuar nga tumori në tru, ishte rasti i parë i të infektuarve të rinj pas pesëdhjetë ditëve.

Ajo, sipas Halilit, është pranuar të mërkurën në mbrëmje në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, me temperaturë të lartë dhe sulme të shpeshta epilepsisë.

Pas konsultimit të bërë, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë në klinikat për neurologji në Shkup, ku i është marrë strisho dhe pas rezultatit të marrë pozitiv në koronavirus, është transferuar në Klinikën Infektive.

Për shkak të kontaktit, në izolim, siç transmetojnë një pjesë e mediave, nga kjo klinikë janë tre mjekë, dy motra dhe katër infermierë.