Për shkak të keqkuptimeve në trafik, rrihen keq 2 persona në Mavrovë

Tetëmbëdhjetë vjeçari I.A. nga Shkupi, dje (17-dhjetor) në orën 15:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:50 në rrugën regjionale Mavrovës-Gostivarit, në afërsi të digës, është sulmuar fizikisht nga 31-vjeçari V.K. nga Gostivari, i cili gjithashtu ishte kundërpërgjigjur sulmit. Sipas raportit, arsyeja për këtë ishte keqkuptimi në trafik. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër të involvuarve në përleshjen fizike do të pasojnë parashtresat përkatëse.